Çanak: Serbët në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Ish-politikani serb, Nenad Çanak, ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë janë llamba e Kishës së Serbisë.

Çanak ka përmendur Bosnjën, Kosovën e Malin e Zi si shtete ku po hyn armatimi serb.

“Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kontrabanda e armëve për kampet terroriste ruse të Dodikut kalon përmes Kishës Ortodokse Serbe. Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it. Në Mal të Zi janë të armatosur deri në dhëmbë, zgjedhjet blihen përmes kishës. Tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë në vitin 1991 janë sot llamba e Kishës së Serbisë. Jo mirë”, ka shkruar ai./KP

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika