Cani: Është tmerruese që të dhënat e Human Rights Watch, bazohen në raportet e shërbimeve serbe dhe mediave serbe
“Është tmerruese që të dhënat e një organizate kaq të njohur botërore si Human Rights Watch, për krimet e pretenduara të krerëve të UÇK bazohen në raportet e shërbimeve serbe dhe mediave serbe – dhe si të tilla, pa verifikime, publikohen nga HRW”, kështu ka vlerësuar gazetari i mediumit të njohur Gjerman DeutcheWelle, Bahri Cani. […]
“Është tmerruese që të dhënat e një organizate kaq të njohur botërore si Human Rights Watch, për krimet e pretenduara të krerëve të UÇK bazohen në raportet e shërbimeve serbe dhe mediave serbe – dhe si të tilla, pa verifikime, publikohen nga HRW”, kështu ka vlerësuar gazetari i mediumit të njohur Gjerman DeutcheWelle, Bahri Cani.
Tutje Cani ka thënë se dëshmia e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams e komprometon punën e organizatës Human Rights Watch.
“Zoti Abrahams jeni duke kompromituar të gjithë punën e HRW, e kuptoni ju çfarë gjëra të tmerrshme po paraqitni?! Ndërsa për procesin: Sado të rënda për ata që janë në burg, në fund këto procese vërtet mund të jenë të dobishme për të parë të vërtetën e plotë!”.
Ngritjen e aktakuzave për krime luftë kundër krerëve të UÇK-së, sipas Canit, prokuroria ka përdoru të dhënat që e HRW.
“Kështu del nga dëshmia e deritanishme e dëshmitarit të prokurorisë në Hagë Frederic Abrahams! Dhe këto të dhëna përdor Prokuroria si bazë për ngritjen e aktakuzave për krime!”, ka thënë ai















