Casemiro: Mundësia për të një sfidë të re në Manchester United është jashtëzakonisht emocionuese

Casomiro zyrtarisht ka kaluar nga Real Madridi të Manchester United në bazë të kontratës ai do të luaj deri në qershor të vitit  2026 në Premier League

Casomiro

Casomiro ka përfunduar transferimin e tij te Manchester United nga Real Madridi, në Mbretërinë e Bashkuar. Mesfushori ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit  2026, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Braziliani ka luajtur mbi 550 ndeshje profesionale, duke përfshirë 63 për vendin e tij. Ai ka fituar 22 nderime të mëdha në karrierën e tij të shkëlqyer, duke përfshirë pesë tituj të Champions League dhe Copa America.

Ndërsa lojtari i ri i Manchester United ka  thënë se “mundësia për të filluar një sfidë të re në Manchester United dhe në Premier League është jashtëzakonisht emocionuese”.

Tutje ai ka treguar punuar me shumë menaxherë të mëdhenj në karrierën tij por pasi është  takuar me Erikun  dhe i ka dëgjuar idetë e tij, “mezi pres të punoj ngushtë me të, stafin e tij dhe bashkëlojtarët  rinj në vitet e ardhshme”.

“Po i jap fund një udhëtimi të bukur në Madrid, ndërsa nis një tjetër në Mançester, aq i vendosur si kurrë më parë për të fituar ndeshje futbolli, për të fituar trofe dhe për t’i bërë tifozët tanë krenarë duke i sjellë sukses këtij klubi të madh”, ka thënë ai.

“Të gjithë e dinë historinë e Manchester United, rëndësinë e klubit në mbarë botën dhe çfarë do të thotë për tifozët e tij. Të përfaqësosh United është një nder dhe jam gati të jap gjithçka për ta ndihmuar skuadrën të arrijë ambiciet tona”, ka shtuar Casomiro.

John Murtough, drejtor i futbollit të Manchester United, ka thënë se “Casemiro është një fitues serial dhe një nga mesfushorët më të mirë në futbollin botëror dhe  rekordi i tij i jashtëzakonshëm flet vetë”.

Murtough , ka përfunduar duke treguar pritje e tij që i ka për lojtarin e ri.

“Unë e di që Casemiro mbetet i vendosur si kurrë më parë për të qenë i suksesshëm në fushë dhe ne mezi presim ta shohim këtë të ndodhë në fanellën e Manchester United.”

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika