Caviar iPhone 14 Pro posedon orë Rolex, por sa do të jetë çmimi i tij?
Kompania Caviar është e njohur për versionet luksoze të telefonave të mençur nga Apple, pra iPhone, kurse modeli më i ri është iPhone 14 Pro, që ka një pajisje Rolex Daytone, që përdoret për ekspozim në ambiente të ndryshme. Në pjesën e pasme ky telefon nën kamerë ka një orë funksionale të njohur Rolex dhe […]
Kompania Caviar është e njohur për versionet luksoze të telefonave të mençur nga Apple, pra iPhone, kurse modeli më i ri është iPhone 14 Pro, që ka një pajisje Rolex Daytone, që përdoret për ekspozim në ambiente të ndryshme.
Në pjesën e pasme ky telefon nën kamerë ka një orë funksionale të njohur Rolex dhe tri orë tjera më të vogla të dekoruara me flori.
Korniza e kamerës është e punuar nga titani dhe e dekoruar nga flori.
Ky model iPhone 14 Pro me Rolex do të kushtojë 133.670 dollarë.
Vlen të theksohet, se Kompania Caviar ka bërë të ditur se do të prodhojë nga katër njësi nga çdo version iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max, si dhe ka shtuar se modeli më i shtrenjtë do të kushtojë 135.420 dollarë.















