Ç’duhet të dimë mbi “marrëveshjen” e Brukselit

Albin Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska…

  1. Ajo nuk është nënshkruar ende. Kur të nënshkruhet i bien thonjëzat dhe bëhet marrëveshje.

2.  Dakordimi apo pranimi verbal i Serbisë deri më tash ka qenë veç taktik. Ata kanë               shpresuar se kështu do të “duken mirë” në sytë e BE dhe SHBA, por nuk kanë qenë të         gatshëm ta nënshkruajnë. Parimi i vjetër “ndryshe flet, ndryshe bën”.

  1. Nuk është e vërtetë se platforma ka ardhur si “merre ose lëre”, dmth. palët janë “kapur për veshi”. Platforma është studiuar e diskutuar për muaj me radhë. Palët kanë dërguar komente e vërejtje. Draftet e platformës kanë ndryshuar, duke reflektuar në një masë sugjerimet e palëve. E vetëm ky versioni i fundit paraqitet si version që duhet pranuar ose jo i pandryshuar – sepse përndryshe do të mund të vazhdohej pafundësisht me propozime për ndryshime të vogla a të mëdha.
  2. Arsyeja, caku, dhe afati i propozuesve të marrëveshjes lidhet me nevojën që shtrohet nga ofensiva e pranverës që do të ndodhë në Ukrainë.
  3. Marrëveshja nuk është përfundimtare, por bazë. A ka aty gjëra që lënë hapësira për diskutime të mëtejshme? Sa të duash. A ka gjëra që nuk do të donim? Ka. Ashtu siç ka edhe gjëra që nuk i pranon dot pala tjetër. Sepse nuk është marrëveshje kapitullimi.
  4. Një opinion publik i kënaqur do të thotë se ajo palë ka hapësirë për të lëshuar pe edhe më shumë. Opinionet e dy vendeve me gjasë e dinë këtë, prandaj edhe nuk paraqiten të kënaqura me marrëveshjen, edhe pse mbështetjen për liderët respektivë që ishin në Bruksel, e kanë të madhe.

Zbardhet plani/ Kurti vendos 6 kushte për themelimin e Asociacionit

  1. Kurti ka vendosur që mbështetjen e vet publike ta përdorë konstruktivisht, Vuçiqi ende jo. A do të vendosë ai deri në fund, me shkrim? Kjo varet jo dhe aq nga pretekstet që nxjerr, se sa nga dëshira e tij për të mos u shkëputur nga Moska. Qasja në dukje skizoide e Vuçiqit, që verbalisht pranon e me shkrim jo, ka të bëjë me pamundësinë e tij për t’u ulur në dy karrige kur në mes të tyre ka zjarr. Të shohim cilën karrige do të zgjedhë, apo do të rrijë në mes.
  2. Janë ca gjëra që, edhe po t’i nënshkruash nuk bëhen dot, sepse nuk të lejojnë rrethanat e rëndësishme si populli (demonstratat), kushtetuta etj. Këto janë mësime të nxjerra nga 2013 dhe 2015. Prandaj nuk është Zajednica as pjesë e propozimit.

Të fundit nga rubrika