Ceferin e fiton mandatin e tretë në krye të UEFA-s
Aleksander Ceferin është rizgjedhur edhe një herë si president i UEFA-s për periudhën 2023–2027 në Kongresin e 47-të i UEFA-s, të mbajtur të mërkurën e 5 prillit në Lisbonë të Portugalisë. “2027. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur për një mandat tjetër katërvjeçar në Kongresin e UEFA-s në Lisbonë”, thuhet në njoftim. Në fjalën […]
Aleksander Ceferin është rizgjedhur edhe një herë si president i UEFA-s për periudhën 2023–2027 në Kongresin e 47-të i UEFA-s, të mbajtur të mërkurën e 5 prillit në Lisbonë të Portugalisë.
“2027. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rizgjedhur për një mandat tjetër katërvjeçar në Kongresin e UEFA-s në Lisbonë”, thuhet në njoftim.
Në fjalën e tij të pranimit, Ceferin, i cili ishte i vetmi kandidat, falënderoi delegatët për mbështetjen e tyre.
“Është një nder i madh, por kryesisht është një përgjegjësi e madhe ndaj futbollit. Do të bëj çmos që të mos zhgënjej”, përfundoi presidenti i UEFA-s.
55-vjeçari slloven ka shërbyer si presidenti i shtatë i UEFA-s që nga viti 2016, kur ai zëvendësoi ish-legjendën franceze, Michel Platini.
2️⃣0️⃣2️⃣7️⃣ UEFA President Aleksander Čeferin has been re-elected for a further four-year term at #UEFACongress in Lisbon. pic.twitter.com/zliYcPZd2H
— UEFA (@UEFA) April 5, 2023















