Çekët e ndaluar në tunelet e Uzinës së Poliçanit, vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë

Zana Efendia ka njoftuar për zhvillimet e fundit që po ndodhin në Shqipëri, në lidhje me rastin e ndalimit të disa personave të cilët janë kapur duke fotografuar tunelin që çon në Uzinën e Poliçanit, si dhe mbi rastin e të akuzuarve, të cilët u kapën pranë Uzinës Ushtarake të Gramshit teksa po fotografonin mjediset

Korrospodentja e RTV Dukagjinit në Shqipëri, Zana Efendia

Korrospodentja e RTV Dukagjinit në Shqipëri, Zana Efendia, teksa ka njoftuar për ngjarjet e fundit atje, ka thënë se të dielën e 21 gushtit në qytetit e Beratit janë kapur disa të dyshuar çekë duke fotografuar tunelin që të çon në Uzinën e Poliçanit.

Lidhur me rastin, Efendia ka theksuar se personat janë ndaluar dhe aktualisht ndaj tyre po vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në Shqipëri.

“Kanë qenë 4 shtetas të tjerë me origjinë çeke që janë ndaluar sot në tunelet e Uzinës së Poliçanit. Të njëjtit janë parë duke fotografuar tunelet e kësaj Uzine. Personat janë ndaluar dhe aktualisht ndaj tyre vazhdojnë procedurat nga autoritet e sigurisë në Shqipëri”, ka thënë ajo.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se, rreth orës 08:40 të dielën e 21 gushit, kishin vënë re persona të paidentifikuar duke lëvizur pranë tunelit në Uzinën e Poliçanit.

“Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri-tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm”.

Në anën tjetër, Prokuroria e Elbasanit tashmë ka akuzuar zyrtarisht dy shtetasit rusë dhe një ukrainas, të cilët u kapën pranë Uzinës Ushtarake të Gramshit teksa po fotografonin mjediset.

Ata janë akuzuar në bazë të tre neneve të kodit penal, ku përfshihet edhe ai për spiunazh.

“Tashmë dy shtetasit rusë dhe ai ukrainas që u kapën pranë Uzinës ushtarake të Gramshit janë nën akuzë zyrtare nga prokuroria e Elbasanit në bazë të tre neneve në mes të cilëve është edhe ai për spiunazh”, ka thënë Efendia.

Sipas saj, tre nenet e Kodit Penal për të cilët ata akuzohen kanë të bëjnë me sigurimin e informacioneve sekrete me karakter ushtarak, me qëllim që t’i jepet një fuqie të huaj për të cenuar pavarësinë e vendit.

“Neni 214 thotë se përmes këtij akti dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet, nëse vërtetohet me vendim të formës së prerë të Gjykatës, ndërsa një nen tjetër 237, lidhet me goditjen ose vepra të tjera dhune kundrejt një punonjësi që kryen detyrë ushtarake dhe ky akt dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vjet”, shtoi ajo.

Çfarë ndodhi në Gramsh?

Të shtunën e 20 gushtit, dy ushtarakë shqiptarë, teksa ishin në turnin e rojës, ishin konfliktuar me një shtetas rus, i cili kishte kaluar rrethimin, po fotografonte zonën.

Dy ushtarët shqiptarë të cilët ishin caktuar me detyrë për ruajtjen e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme, pasi janë përplasur fizikisht me tre shtetas rusë, të dyshuar si agjentë.

Ushtarët shqiptarë kanë dëgjuar lëvizje të dyshimta te personat të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë në Gramsh, dhe janë afruar për t’i larguar.

Në momentin që janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprej dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.

Shtetasit e dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish uzina mekanike e Armeve).

Çfarë deklaruan dy rusët dhe ukrainasi pasi u arrestuan nga policia për incidentin në Gramsh?

“Jemi turistë. Kemi pasion fotografinë e uzinave të braktisura. Menaxhojmë faqe në instagram dhe nuk i përkasim asnjë agjencie inteligjente”, ishin fjalët të cilat i kishin thënë tre personat e ndaluar nga policia, të cilët kishin tentuar të futeshin në uzinën e Gramshit.

Pavarësisht pretendimeve të tyre, sendet personale të 2 djemve dhe një vajze, ku 2 prej tyre rusë nga Moska dhe një ukrainas janë dërguar në laboratorin shkencor për ekzaminim.

33-vjeçarja Svetlana Valerneva Timofoeva, kishte postuar foto në llogarinë e saj në Instagram vetëm disa minuta para ndalimit nga policia.

Në këtë blog në njërin nga postimet e saj ajo kishte shkruar se ka 15 vjet që e ndjek këtë hobi.

Grupi shihet se ka qenë në shumë vende të ndryshme, të cilët edhe kanë fotografuar uzina të ngjashme.

Ndryshe, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23 vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase janë arrestuar nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës të 20 gushtit pas një incidenti në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika