Çekia ndalon pjesëmarrjen e atletëve rusë në garat lokale

Qeveria çeke ka njoftuar se ka ndaluar pjesëmarrjen e sportistëve individualë dhe të ekipeve sportive që përfaqësojnë Federatën Ruse në garat sportive dhe lojërat e organizuara në tokën çeke

FOTO: Petr David Josek (AP)

Qeveria çeke tha se ka ndaluar të gjithë atletët që përfaqësojnë Rusinë të marrin pjesë në garat lokale, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në deklaratën e saj thuhet se Qeveria çeke ndalon “pjesëmarrjen e sportistëve individualë dhe të ekipeve sportive që përfaqësojnë Federatën Ruse në garat sportive dhe lojërat e organizuara në tokën çeke”.

Po ashtu, atletët dhe ekipet që përfaqësojnë Republikën Çeke, nuk duhet të marrin pjesë në garat e zhvilluara në Rusi.

Ky vendim u mor pas kërkesës së shoqatave sportive çeke.

Më parë, lojtarët çekë të hokejit mbi akull, që garonin në Ligën e Hokejit Kontinental, me bazë në Rusi, nuk mund të luanin për ekipin kombëtar çek.

Por, ndalesa aktuale do të aplikohet për të gjitha sportet dhe atletët që garojnë nën flamurin rus dhe çek.

Ende nuk ka informacione nëse kjo ndalesë do të prekë edhe atletët bjellorusë.

Komiteti Olimpik çek ka deklaruar më herët gjatë këtij viti se ishte kundër lejimit të pjesëmarrjes së atletëve rusë dhe bjellorusë në Lojërat Olimpike në Paris më 2024, nën flamurin neutral.

Çekia, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s, i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake dhe humanitare pasi Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika