Çeku: Artistët e Kosovës promovojnë shtetin në Vjenë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka theksuar se artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura botërore

Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka theksuar se artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura botërore.

Ai ka shkruar në Facebook se koristët e Siparantum Choir gjatë festave të fundvitit ndanë skenën me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Korin Wiener Singakademie.

“Artistët e Kosovës vazhdojnë me paraqitje në skena të njohura botërore. Koristët e Siparantum Choir gjatë festave të fundvitit ndanë skenën me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Korin Wiener Singakademie. Përgëzime udhëheqësit të korit, dirigjentit Memli Kelmendi – Composer/Conductor dhe gjithë ekipit të Siparantum për këtë arritje. Faleminderit që po e promovoni shtetin tuaj në mënyrë të shkëlqyeshme nëpër botë”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika