Çeku: Ish-presidentët duhet ta ruajnë figurën institucionale, opozita kishte koordinim kundër VV-së

Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se ish-presidentët e Kosovës duhet ta ruajnë figurën dhe institucionin që kanë përfaqësuar, duke theksuar se ky rol nuk përfundon vetëm me përmbylljen e mandatit.

Çeku u ndal edhe tek ish-presidentja Vjosa Osmani, si dhe tek diskursi publik që, sipas tij, po krijon perceptime të gabuara për zhvillimet politike.

“Fillimisht po du me thanë si parim që një ish-president apo presidente është institucion zyrtar që e njeh shteti, e njeh ligji i Kosovës. Ish dashtë me u sill pak edhe konform me këtë epitet institucional”, deklaroi Çeku .

Ai shtoi se ka shembuj pozitivë nga e kaluara se si ish-presidentët kanë vazhduar aktivitetin publik në mënyrë institucionale.

“Kemi shembuj të mirë nga e kaluara, njëra nga to është Atifete Jahjaga. Ajo e ka vazhduar aktivitetin publik me kauza të rëndësishme shoqërore duke e mirëmbajt edhe figurën edhe reputacionin e institucionit të ish-presidentes”, tha ai.

Çeku tha se ish-presidentët nuk kanë vetëm privilegje, por edhe përgjegjësi publike ndaj rolit që kanë mbajtur.

Në vazhdim të debatit, ai u shpreh se po tentohet të krijohet një narrativë e gabuar për Vetëvendosjen.

“Se dyti është tentu mjaftueshëm me kriju një përshtypje… për Vetëvendosjen si një grup njerëzish që bëjnë plane të errëta dhe duan me eliminu figura. Vetëvendosja është një parti politike që ka pas aderime por edhe largime, por ajo vazhdon rrugën e saj përpara”, deklaroi Çeku.

Ai foli edhe për zhvillimet politike dhe zgjedhjet, duke thënë se proceset aktuale nuk janë të rastësishme, por vazhdimësi e situatave të mëhershme.

“Jemi të bindur që ka pasur një koordinim edhe thirrje publike nga eksponentë të partive të bllokut opozitar për mosbashkëpunim me Vetëvendosjen, sepse në bindjen e tyre kjo mund t’i dëmtojë ato”, u shpreh ai

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika