Çeku: Jemi gati për ‘Eurovision’, e kemi dhënë provimin

Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, në prag të nisjes së natës finale të edicionit të dytë të Festivalit të Këngës, ka thënë se në aspektin organizativ dhe cilësor, Kosova është gati për pjesëmarrje në garën evropiane të këndimit, “Eurovision”.

Nga tapeti i kuq, Çeku ka thënë se “Besoj që tashmë me edicionin e dytë kemi dhënë dëshminë e qartë që ne jemi gati edhe në aspektin organizativ, cilësor dhe të tjera. Mbesin vetëm aspekte procedurale për çështjen e anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision”.

Ai tutje ka veçuar edicionin e dytë, si dëshmi për hapa të mëtutjeshëm drejt garës evropiane.

“Teknikisht, organizativisht, plotësojmë të gjitha kushtet. Mbesin vetëm aspekte procedurale drejt çështjes së anëtarësimit dhe përfaqësimit në ‘Eurovision’. Politikisht duhet të bëjmë shumë, por ta kemi parasysh që vitin e kaluar kemi qenë të monitoruar nga EBU sepse ata vlerësojnë çështjet organizative. Ne e kemi dhënë këtë provim, tash ballë lartë vazhdojmë drejt ‘Eurovisionit”, ka thënë Çeku për RTK-në.

I pari i kulturës më tej ka shtuar se sivjet ka qenë edicion edhe më i suksesshëm, teksa ka thënë se ky është hap i madh jo veç për skenën muzikore të Kosovës por edhe më gjerë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika