Çeku pas fitores së Distria Krasniqit: Flamuri ynë përsëri i pari

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në finale të garës më prestigjioze në Paris, duke rrëmbyer e medaljen e artë, e për këtë nuk ka munguar as urimi nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Pamje nga finalja e turneut “Grand Slamin” në Paris të Francës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka uruar xhudisten, Distria Krasniqi pas fitores që ka arritur në garën më prestigjioze të xhudos në Paris, ku ka fituar medaljen e artë.

Ministri Çeku ka vlerësuar se sportistet tona, me angazhimin e tyre po japin shembull për fëmijët e të rinjtë e vendit.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, iu ka uruar shumë suksese edhe xhudistëve të tjera në garën e turneut “Grand Slam Paris 2023”.

Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

“Urime Distrias dhe gjithë komunitetit të sportit. Shumë suksese xhudisteve të tjera në këtë garë”, ka shkruar ministri Çeku.

Kampionia olimpike me tri fitore u kualifikua në finale, ku para dhjetëra e mijëra tifozëve, arriti ta mposhtë në finale hungarezen, Reka Pupp.

Ndryshe, Distria e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë e mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja jonë u takua me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ për të kaluar në gjysmëfinale.

Ajo u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’, ndaj francez Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika