Çeku: Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të mos qenë i gabuar apo abuziv

Sipas Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çekut, Qeveria e Kosovës ka pasur presion që të merret vendim, por ishin befasuar kur e kishin parë njoftimin se Sunny Hill ka ndërruar vendndodhje 

Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas njoftimit, se Sunny Hill do të mbahet në Tiranë.

Sipas Çekut, Qeveria e Kosovës kishte pranuar një letër ku i kërkohej vendimmarrje më e shpejtë për Sunny Hill,  ndërsa ai ka thënë se pas një kohe të shkurtër, shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje.

Tutje, ai ka thënë se ky lloj presioni nuk iu lë kohë të mjaftueshme institucioneve për t’u siguruar që vendimet tyre do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik, madje nuk lë kohë të shikohen as aspektet ligjore.

“Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv” ka shkruar në  Facebook, Çeku.

Ministria e Kulturës ka qenë në komunikim me bartësit e Sunny Hill për të ofruar të gjithë mbështetjen për mbarëvajtjen e edicionit të sivjetmë të festivalit.

Çeku ka thënë se nuk ka shumë kohë prej kur kishte kontaktuar në mënyrë personale me Dukagjin Lipën. Sipas Çekut, qëllimi ishte që Ministria e Kulturës të shërbejë si pikë komunikimi për një mori kërkesash të tyre, nga siguria e infrastruktura, deri te mbështetja financiare e lehtësirat tatimore, çështje të cilat prekin disa ministri.

Ndërsa, ai ka thënë se Ministria e  Kulturës do të përkujdeset që Kosova të mbetet vend i organizimit të ngjarjeve rinore e argëtuese, të përmasave të vogla e të mëdha siç është,

“Me ndihmën e qytetarëve, artistëve, bizneseve dhe shtetit”.

Ai ka thënë se gjithnjë do ta mbajnë derën hapur për diskutime apo marrëveshje transparente dhe pa presion për Sunny Hill.

Çeku ka theksuar se Kosova e mirëpret Dua Lipën sa më shpejt në Kosovë, me dashuri e respekt të madh.

“Ajo ka kontribuuar si artiste e si shqiptare në imazhin tonë ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Anulohet Sunny Hill, nuk do të mbahet në Prishtinë

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika