Çeku: Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s duke mos i kthyer mbi 1 mijë eksponate

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka deklaruar të premten se Serbia është duke i shkelur hapur konventat e UNESCO-s duke mos ia kthyer Kosovës mbi 1 mijë eksponate

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku





Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë të premten se Serbia është duke i shkelur hapur konventat e UNESCO-s duke mos ia kthyer Kosovës 1247 eksponate.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka prezantuar disa nga thesaret e vjedhura arkeologjike dhe etnografike që i përkasin koleksionit muzeor publik të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ministri Çeku ka thënë se këto eksponate të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë gjatë luftës nga Akademia Serbe e Shkencave.

“1247 eksponate të koleksionit muzeor publik të Kosovës janë marrë nga Muzeu Kombëtar i Kosovës gjatë kohës së luftës (1998-99) nga Akademia Serbe e Shkencave. Ishte pjesë e projektit gjenocid të Serbisë kundër historisë dhe identitetit të shqiptarëve, së bashku me shkatërrimin e mbi 1000 objekteve të trashëgimisë”.

“Duke mos i kthyer eksponatet në vendin e tyre të origjinës, Serbia po shkel hapur konventat e UNESCO-s, marrëveshjen origjinale dhe dokumentin e Ahtisaarit”, ka shkruar tutje ai.

Ndërkaq, Çeku në një konferencë për media pati bërë të ditur se Komisioni Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë periudhës së luftës, tashmë ka hyrë në fazën finale të punës së tij.

“Databaza e cila është duke u populluar me monumentet e shkatërruara gjatë luftës ka kaluar numrin një mijë të aseteve të shkatërruara në mënyrë të qëllimshme nga forcat serbe”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se Komisioni në fjalë është duke punuar me dinamikë të shtuar për ta prodhuar draftin e parë të raportit dhe për të nxjerrë “faturën” e dëmshpërblimit që do t’i dërgohet Serbisë.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika