Çeku takon ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer

Ministri Hajrulla Çeku është takuar me ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer. Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve

Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është takuar me ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Ministri Çeku dhe ambasadori Schnetzer kanë biseduar për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve dhe te mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën.

“Biseduan për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve dhe tek mbështetja e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në këtë takim është diskutuar dhe për avancimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në fushën e institucioneve të kulturës, të muzeve dhe rritjen e shkëmbimit kulturor.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika