Çeku uron mësuesit për 7 Marsin: Kontributi i tyre është i pazëvendësueshëm në edukimin e brezave

Ministri Çeku

Ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, ka uruar mësueset dhe mësuesit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Çeku theksoi se mësuesit janë themeli i një shoqërie të zhvilluar, pasi përmes përkushtimit, dijes dhe dashurisë së tyre formësojnë të ardhmen e vendit, njofton Dukagjini.

Sipas ministrit, roli i mësuesve nuk kufizohet vetëm në përcjelljen e njohurive, por edhe në kultivimin e vlerave, përgjegjësisë dhe qytetarisë tek nxënësit.

“Në këtë ditë të veçantë shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë mësueset dhe mësuesit tanë, të cilët me përkushtim, dije dhe dashuri formësojnë brezat e rinj dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Çeku.

Mes tjeras, Çeku falënderoi mësuesit për misionin e tyre fisnik dhe për kontributin e pazëvendësueshëm në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika