Çeku: Vetëvendosje do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është e përkushtuar t’i nënshtrohet çdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës. Në një prononcim për media, Çeku tha se përkundër përpjekjeve të shumta për të […]
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është e përkushtuar t’i nënshtrohet çdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës.
Në një prononcim për media, Çeku tha se përkundër përpjekjeve të shumta për të zhbllokuar situatën institucionale, opozita po pengon themelimin e komisionit për votimin e fshehtë të kryetarit të Kuvendit – hap ky i domosdoshëm për funksionalizimin e mëtejshëm të institucioneve.
“Sot jemi në përpjekjen e 18-të për të themeluar komisionin për votim të fshehtë, proces që po refuzohet nga opozita. Ne kemi përmbushur detyrimet tona duke propozuar kandidaturën dhe ofruar alternativa për zgjidhje. Refuzimi i këtij komisioni, në vlerësimin tonë, bie ndesh me frymën dhe parimet e Kushtetutës,” tha Çeku.
Ai shtoi se përkundër këtij bllokimi, Vetëvendosje do të qëndrojë në suazat ligjore dhe do ta pranojë vendimin që do të nxjerrë Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.















