Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrullah Çeku, ka njoftuar se është zhbllokuar procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore.

Ai ka thënë se listës së aseteve që do të mbrohen, do t’u shtohen edhe një sërë objektesh me vlera të mëdha kulturore dhe historike të Kosovës.

May be an image of 6 people, people sitting, people standing and indoor

“Zhbllokohet përfundimisht procesi i mbrojtjes së përhershme ligjore të trashëgimisë kulturore. Pas vlerësimit dhe rekomandimit pozitiv nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, listës së aseteve në mbrojtje të përhershme, pas një stagnimi disavjeçar i shtohen Hamami i Madh në Prishtinë, varrezat Hebraike në Prishtinë, shkolla e Muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës) në Gjilan, Atik Xhamia në Gjilan, dhe ish-hoteli Jadran në Mitrovicë”, ka shkruar ministri Çeku.

Ai ka shtuar se gjatë javëve dhe muajve në vijim, pritet të miratohen propozime të tjera për shpallje asetesh në mbrojtje të përhershme nga kategori të ndryshme të trashëgimisë kulturore.

May be an image of 2 people, bicycle, outdoors and text that says 'KFC'

May be an image of tree and sky

May be an image of 1 person and outdoors

May be an image of monument and outdoors