“Cenim i rendit kushtetues”, KDI: Shkelje e hapur e Kushtetutës nëse zgjidhet Presidenti pa kuorum

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për të proceduar me zgjedhjen e Presidentit pa përmbushjen e kuorumit kushtetues, duke paralajmëruar për pasoja serioze për rendin demokratik në vend.

Në reagimin e tij, KDI thekson se një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt themelet e rendit kushtetues dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në Kosova.

Sipas këtij instituti, praktika dhe vendimet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës janë të qarta: në dy raundet e para të votimit kërkohet pjesëmarrja e të paktën dy të tretave të të gjithë deputetëve, ndërsa vetëm pas kësaj mund të vazhdohet me raundin e tretë.

KDI paralajmëron se çdo tentativë për ta anashkaluar këtë procedurë përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe deformim të qëllimshëm të parimeve kushtetuese, duke theksuar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për uljen e kuorumit për shkak të mungesës së deputetëve.

Instituti vlerëson se një qasje e tillë krijon precedent të rrezikshëm dhe hap rrugë për interpretime të njëanshme të rregullave kushtetuese.

Në fund, KDI u bën thirrje deputetëve që të respektojnë standardet kushtetuese dhe të shmangin veprime që thellojnë krizën institucionale, duke kërkuar rikthim të plotë në procedurat ligjore për zgjedhjen e Presidentit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika