“Cenimi i fshehtësisë së votës” – Pula: Janë arrestuar 6 persona
Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka angazhuar rreth 100 prokurorë për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve parlamentare. Deri në orën 15:00 janë arrestuar gjashtë persona, pesë për cenim të fshehtësisë së votimit dhe një për sulm ndaj personit zyrtar. Prokurorja Laura Pula njoftoi se çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me ligjin, ndërsa prokuroria […]
Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka angazhuar rreth 100 prokurorë për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve parlamentare. Deri në orën 15:00 janë arrestuar gjashtë persona, pesë për cenim të fshehtësisë së votimit dhe një për sulm ndaj personit zyrtar.
Prokurorja Laura Pula njoftoi se çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me ligjin, ndërsa prokuroria mbetet e gatshme të reagojë ndaj parregullsive të raportuara.
“Deri më tani kemi 6 persona të arrestuar për veprën penale ‘cenim i fshehtësisë së votimi’. Dhe një person tjetër për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Disa kanë ndodhë në natën e kaluar vazhdojnë të mbahen dhe gjatë ditës kemi pas informata të ndryshme rreth ekzistimit të veprës penale. Mirëpo prokurorët në terren pas intervistimeve që kanë bërë dhe informatave të marra nuk kemi raste të tjera përpos atyre që i cekëm”, ka thënë Pula për gazetarin e Dukagjinit Liridon Llozani.
Në lidhje me fotografimin e votës, Pula tha se ky akt nuk përbën vepër penale nëse bëhet për arsye personale, por nëse përdoret për qëllime të caktuara si varësi ekonomike, kanosje apo frikësim, atëherë përmbush elementet e një vepre penale.
“Është e vërtetë gjatë ditës është raportuar se ka pasur raportimet të votën qoftë edhe brenda apo jashtë qendrës. Dublimin e tyre në rrejte sociale. Unë dua të bëj me dije se fotografimi i votës nuk është vepër penale, mirëpo nëse fotografimi i votës bëhet me qëllime të caktuara, për të treguar ku ka varësi ekonomike prej dikujt apo nën kanosje apo frikësim, atëherë përmbushen elementet e një vepre penale, që rrjedh prej vepër penale ‘kundër të drejtës së votimit’. Nga terreni, nga prokurorët që i akne intervistuar për fotografim të votës, ka rezultuar se humaia kanë dashtë me i pas si kujtim të votës”, ka shtuar Pula.















