Centrali bërthamor i Ukrainës goditet sërish

Kina dhe SHBA të dyja kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen të vizitojnë urgjentisht fabrikën, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën nuk janë zbatuar deri më tani

Zaporizhzhia, Ukrainë

Ukraina dhe Rusia fajësojnë sërish njëra-tjetrën për sulmin ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.

Secila palë ka thënë se kishte 10 goditje në zyrën dhe stacionin e zjarrfikësve të termocentralit më të madh në Evropë, të enjten.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i thirrur për të diskutuar situatën, kreu i mbikëqyrësit të tij bërthamor, Rafael Grossi, paralajmëroi se ishte një “orë e rëndë”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha, gjithashtu, se kjo mund të “çojë në katastrofë”.

Kina dhe SHBA të dyja kërkuan që ekspertët e OKB-së të lejohen të vizitojnë urgjentisht fabrikën, por kërkesa të ngjashme në të kaluarën nuk janë zbatuar deri më tani.

Më herët, SHBA-ja bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth uzinës, raporton BBC.

“Lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme,” ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Megjithatë, përfaqësuesi i Rusisë në OKB tha se çmilitarizimi nuk ishte një opsion, duke sugjeruar se ai do ta bënte centralin më të prekshëm ndaj “provokimeve” dhe “sulmeve terroriste”. Objekti dhe zona përreth tij në Ukrainën qendrore-lindore panë bombardime javën e kaluar, ku Rusia dhe Ukraina gjithashtu akuzuan njëra-tjetrën për atë sulm.

Ukraina thotë se Rusia e ka kthyer vendin në një bazë ushtarake, duke nisur sulmet nga atje duke e ditur se forcat ukrainase nuk kanë gjasa të hakmerren.

Moska e mohon një pretendim të tillë.

Në një deklaratë të enjten, agjencia bërthamore e Ukrainës Enerhoatom tha se “pushtuesit rusë bombarduan përsëri uzinën e Zaporizhzhia dhe territoret pranë objektit bërthamor”.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se një zyrë administrative pranë zonës së saldimit u godit dhe disa sensorë të rrezatimit u dëmtuan. Ka pasur një zjarr, por nuk është raportuar për të lënduar.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika