Pas tri javësh të Kampionatit Evropian në Gjermani, këtë të premte na presin dy përballje të mëdha në çerekfinale.

Spanja dhe Gjermania do të takohen në ora 18:00 në MHP Arena, Stutgart, ku priten rreth 55 mijë tifozë.

Këto dy ekipe kanë treguar paraqitje mbresëlënëse deri tani, duke e bërë të vështirë të përcaktohet një favorit i qartë.

Tre orë më vonë, në ora 21:00, Portugalia dhe Franca do të ndeshen në Volkspark, Hamburg, para 50 mijë spektatorëve.

Në ndeshjen e fundit me Belgjikën, Franca kishte fituar me vetëm një gol, ndërsa Portugalia kaloi me vështirësi Slloveninë përmes penalltive.

As Portugalia dhe as Franca nuk kanë qenë bindëse në turne deri më sot, pavarësisht nga numri i talenteve që kanë në dispozicion.

Sulmuesi i fortë i Francës, Kylian Mbappe, shënoi një penallti në rikthimin e tij kundër Polonisë, pasi theu hundën në ndeshjen e tyre hapëse.

Gara e së premtes do të jetë një përsëritje e finales së Euro 2016 në Paris, kur Portugalia mahniti nikoqirët për të fituar 1-0 falë një goli në kohën shtesë nga sulmuesi Eder.

Franca është në kërkim të triumfit të tretë, ndërsa Portugalia kërkon të shtojë titullin e vet të vitit 2016.