Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë bën bashkë Kurtin e Ramën
Ceremonia zyrtare për shënimin e 28 Nëntorit në qytetin e Vlorës, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe homologun e tij kosovar, Albin Kurti. Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha. Pjesë e ceremonisë ishte ngritja e flamurit dhe […]
Ceremonia zyrtare për shënimin e 28 Nëntorit në qytetin e Vlorës, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe homologun e tij kosovar, Albin Kurti.
Të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Pjesë e ceremonisë ishte ngritja e flamurit dhe vendosja e kurorave me lule në monumentin e Ismail Qemalit.
Gjithashtu, të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë sfiduar edhe kushtet atmosferike dhe reshjet e shiut.
Kujtojmë se sot, më 28 nëntor, Shqipëria shënon 111-vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane, nga e cila ishte e pushtuar përreth 500 vjet.
Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.















