Ceremonia e varrimit të Kadaresë në rreth të ngushtë familjar

Ceremonia e varrimit të kolosit shqiptar, Ismail Kadari po mbahet vetëm nga anëtarët e familjes së ngushtë të poetit

Ka nisur ceremonia për varrimin e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.

Varrimi i tij po bëhet pas homazheve të bëra nga shkrimtarë, politikanë, gazetarë e akademikë, derisa fjalim ka mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas homazheve të mbajtura në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë, Kadare është përcjellë nga kortezhi për në varrezat e Tufinës.

Ishte kërkesa e bashkëshortes së tij, Helenës, për t’u varrosur vetëm në prani të familjarëve, duke mbyllur kështu homazhet në momentin e nisjes së kortezhit.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalimin pas homazheve të bëra për shkrimtarin Ismail Kadare.

Për Kadarenë, Rama tha se nuk u laureua me Nobelin për Letërsi, por mbeti në arkivat e Nobelit.

“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”, u shpreh Rama në nisje të fjalimit.

Para të pranishmëve, Rama tha se Kadareja është shqiptari që i përket botës, duke shtuar si ai “erdhi në këtë botë, shkroi dhe iku”.

“Nuk e mori çmimin Nobel por mbeti në arkivat e Nobelit, i vetmi kandidat që ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij. Erdhi shkroi dhe iku. Ne i kemi një referim, të respektojmë ikjen duke i dhënë një banesë të fundit ku të mos ndihet i kërcënuar as nga dashuria e pa kërkuar, as nga fqinjësia e padëshiruar që e kishte lemeri, as nga tubimet e fjalimet që i kishte llahtari”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika