180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të gjeneratës së pestë janë certifikuar këtë të hënë, njofton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të gjeneratës së pestë u certifikuan sot. Deri tani kemi 409 asistentë të kualifikuar, 65 në kualifikim e sipër, 250 asistentë të punësuar dhe 250 të tjerë që do të punësohen në vijim”.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thotë se si qeveri do të vazhdojnë mbështetjen e duhur ndaj personave me nevoja të veçanta.

“Të drejtat e personave me nevoja të veçanta – aq më tepër të fëmijëve – meritojnë vëmendje të përhershme dhe kujdes të specializuar institucional dhe shoqëror, andaj si Qeveri do të vazhdojmë mbështetjen e duhur për ta”, shkroi Kurti.