​Certifikohen 200 të rinj për teknologji informative, Osmani: Kosova, vatër e inovacionit

Gjatë kësaj të marteje është mbajtur ceremonia e certifikimit të 200 të trajnuarve në modulet e avancuara të gjuhëve programuese, në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE)

Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të 200 të trajnuarve në modulet e avancuara të gjuhëve programuese, në kuadër të projektit “ICT for Kosovo’s Growth”, financuar nga BE-ja.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kosova është dhe do të vazhdojë të mbetet vatër e inovacionit. Ajo ka thënë se duke investuar në rini, investohet në të ardhmen e Kosovës, dhe se në këtë formë ulet shkalla e papunësisë.

“Jam shumë e lumtur që qëndroj para vajzave inovative, shpirtit të rinisë. Kosova është dhe do vazhdojë të mbetet vatër inovative. Këta të rinj janë pjesë e tregut kosovar që po hapin shtigje për shtetin tonë në përgjithësi. Është e domosdoshme që me këtë projekt duke investuar në rini, ne investojmë në të ardhmen tonë. Ne duhet ta përshtatemi tregun me kërkesat tona, kjo e ul shkallën e papunësisë, është mundësi ideale ta realizojnë”, ka thënë Osmani.

I pranishëm ishte dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është shprehur se me këtë projekt Kosova po e nis një transformim dhe se ky sukses është fal dedikimit të të gjithëve.

“Është një event që unë e shijoj shumë në Kosovë. Unë kam parë shumë interesime në këtë projekt, i vlerësoj kurset, jam i lumtur dhe entuziast për sektorin digjital. Kosova po e nis një transformim si rezultat i dedikimit nga të gjithë ju, ne po e festojmë këtë sukses. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj ceremonie dhe krenar që i ndajmë bashkë këto certifikata. Në janar 22 kur filloi ky projekt”, ka thënë ai.

Ndërsa, zv.ministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka thënë se Qeveria është duke punuar që të shtrijë digjitalizimin në gjithë vendin.

“Sektori i TIK është prioritet dhe kënaqësi për Republikën. 85% është pjesa e shërbimit të TIK që Kosova. Përmes platformave digjitale ligji e njeh po punojmë për ligjin 5G po punojmë me e shtri digjitalizimin më gjithë vendin. Kjo kërkesë përkthehet për shumë njerëz profesionistë të zot, andaj jemi të lumtur për atë se çka po bën projekti, dhe BE i ka dhënë përkrahje siç po vazhdon të jep. 2 mijë e 123 janë përzgjedhur për të përfituar nga një trajnim që iu ndihmon me u zhvillu tutje. I përgëzoj organizatat, i falënderoj partnerët”, ka thënë Mjeku.

Gjersa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se të tilla trajnime fuqizojnë dukshëm sektorin e TIK-ut, duke i ndihmuar punësimit dhe zgjerimit ekonomik në gjithë vendin

“Ky tubim shënon një moment të rëndësishëm jam i lumtur që ka më së shumti nga Prishtina. Këto trajnime fuqizojnë dukshëm sektorin e TIK, duke i ndihmuar punësimit dhe zgjerimit ekonomik në gjithë vendin tonë. Ky projekt përputhet me vizionin që kemi me Prishtinën…”, ka deklaruar Rama.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika