Certifikohen 7 qendra profesionale në Kosovë

Ka përfunduar trajnimi për shtatë qendra profesionale në Kosovë. Projekti është organizuar nga ALLED2, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Këto qendra që u certifikuan, është thënë se duhet të jenë në fokus dhe të marrin vëmendjen e të rinjve

Foto ilustrim

Shtatë qendra të aftësimit profesional në mesin e tyre edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), kanë përfunduar me sukses trajnimin disa mujor për ngritjen e cilësisë në sektorin e aftësimit profesional.

Në këtë trajnim ishin pjesëmarrës nëntë qendra nga e tërë Kosova por, shtatë prej tyre u certifikuan.

Ky projekt i ALLED2, që është në bashkëpunim më Bashkimin Evropian dhe si tillë është një nga projektet që do të ndikojë në rritjen e vetëdijes dhe rëndësisë që shkollat e aftësimit profesional kanë në punësimin për të rinjtë.

“Sektorin e aftësimit profesional dëshirojmë ta bëjmë më konkurrues dhe profesional. Ky sektor për shumicën është sektor i dytë por nuk duhet të jetë kështu. Ata njerëz që po largohen nga ky vend i bukur, po të ishin të pajisur me shkollim profesionale do të mund të qëndronin këtu dhe të punon. Njerëzit duhet të shkojnë në qendrat e aftësimit profesional dhe të shkollohen. Nxënësit duhet të jenë më të interesuar për këto drejtime”, ka thënë Horina.

“Erdhi momenti mu fokusu te cilësia dhe erdhi momenti mi thanë stop se jena mësu dhe po dimë më i ba njëjtë të gjitha qendrat. Fokusi ka qenë që njëherë të zhvillohet vetëm në katër qendra të aftësimit profesional. Në vendosem që ti mbështesim tetë qendrat të aftësimit profesionalë. Do të jemi në hapë më ndjekë cilësinë”, ka theksuar Rexha.

Ndërkaq, hera e parë që Shërbimi Korrektues i Kosovës, filloi me shërbimet e aftësimit profesional brenda institucionit të tyre, ishte viti 2005, që të burgosurit kur të përfundojnë vuajtjen e dënimit të mund të largohen të aftë për punë.

“Kontributi i Agjencisë së Punësimit është bukur i madh që ne t’i trajnojmë ata persona që janë brenda institucioneve tona dhe pas lirimit të jenë të dobishëm për shoqërinë”, është shprehur Bytyqi.

I tërë trajnimi ka zgjatur më shumë se një vit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika