Certifikohen pjesëtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

Këtë të premte, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt, të premten e 31 marsit.

“Me qëllim të përgatitjes profesionale të personelit të Këmbësorisë për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt, është realizuar trajnimi për Mortaja 81mm, nga ekipet e ushtrisë Turke”, njofton FSK-ja.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të pranishëm ishin edhe zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj.

Në këtë ceremonigjeneral Cikaqi falënderoi kursantët për përkushtimin e treguar në përfitimin e njohurive të reja në fushën e këmbësorisë, gjithashtu falënderoi ekipet turke për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës për çdo ditë po ngritë kapacitetet e saj mbrojtëse, duke realizuar kështu trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale”, njofton tutje Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika