Çështja e dinarit është “shpejtim” i themelimit të Asociacionit, thotë Hyseni i PSD-së

"Gjithsesi çka po duket është dhe që nuk ka në diskutim është që ka me pas financim nga Serbia"

Zgjim Hyseni, PSD

Në dritën e themelimit të Asociacionit çështja e dinarit, pas dy muajve do të jetë vetë përshpejtim i themelimit të tij, ka pohuar anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni.

Në “FIVE” të Dukagjinit Hyseni ka komentuar takimin e krynegociatorit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel – ku u diskutua për dinarin serb.

“Nën perspektiven e themelimit ë Asociacionit, pas dy muajve do të thojm që dinari ka qenë një shpejtim i Asociacionit. Nëse themelohet tashmë ka afat, ene e kuptuam që ka kushtëzim, sa i përket anëtarësimit në KiE dhe është 17 maji momenti i fundit nëse do të ketë diçka të tillë ose jo. gjithsesi, besoj secilin prej elementeve që na kanë përcjell në ketë proces, kemi me pa prej një perspektive tjetër varësisht qysh ka me i ardhë fundi kësaj pune”, ka thënë Hyseni.

Sipas Hysenit, me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe s’do të ketë dinarë, teksa komentoi deklaratën e emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, që tha se në Bruksel “arritëm të tejkalonim disa dallime mes propozimeve të të dyja palëve.

“Qëndrimet fillestare kanë qenë që nuk diskutohet kjo çështja (e dinarit) në nivelin e dialogu politik, sepse kjo është punët e institucioneve të pavarura, siç është BQK-ja… çështje tjetër është që nuk ka shumë material se çka përbejnë ato urat që qenkan kaluar që na tha Lajçak në X. Nuk e di për çka janë pajtuar.

Gjithsesi çka po duket është dhe që nuk ka në diskutim është që ka me pas financim nga Serbia, financim nga Serbia ka ma pas dhe ky diskutim ka me qenë pa objekt, pas dy muajve nëse ka me pas themelim të Asociacionin. Sepse kjo punë është e rregulluar edhe ashtu s’ka pas me pas dinarë me themelimin e Asociacionit”, ka shtuar Hyseni.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika