“Çështja e dinarit”, Lajçak: Nevojiten takime shtesë

"Takimi i sotëm i dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë", ka thënë emisari evropian, Miroslav Lajçak pas takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, ka thënë se nevojiten takime shtesë, pasi sipas tij, shumë pyetje politike mbetën pa përgjigje.

Në një postim në rrjetin social “X”, Lajçak takimin e sotëm në Bruksel e ka cilësuar si hap të parë të rëndësishëm për rregulloren e re të BQK-së.

“Unë mirëpres angazhimin e palëve për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për komunitetet e prekura nga rregullorja e fundit e BQK-së. Takimi i sotëm i Dialogut ishte një hap i parë i rëndësishëm, por shumë pyetje politike mbeten pa përgjigje. Do të nevojiten takime shtesë”, ka thënë Lajçak.

Po ashtu, edhe Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar për diskutimet në takimin e sotëm në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

Në njoftim thuhet se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk e kanë vënë në dyshim mandatin e BQK-së për rregullimin e çështjes së dinarit, por brengat e tyre kanë të bëjnë me ndikimin që mund të ketë te komuniteti serb në Kosovë.

Ndryshe, sot në Bruksel është mbajtur takimi në mes të ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Para takimit trepalësh, emisari Lajçak u takua me delegacionin serb, të udhëhequr nga kryenegociatori Petar Petkoviq. Më pas u takua me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika