Çështja e dokumentave, flet i dëmtuari Musliu: Kemi paguar 498 euro, nuk e dimë pse

Osman Musliu ka deklaruar se ai dhe familjarët e tij kanë paguar prej 498 eurosh për pasaportë te një kompani nënkontraktuese e Ambasadës greke, shumë të cilën thotë se nuk e ka idenë pse e ka paguar.

Në një lidhje direkte në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, ai ka deklaruar se një kërkesë të tillë për në Athinë të Greqisë, e ka bërë së bashku me dy fëmijët e tij, vizë të cilën e kishte pranuar vetëm e bija.

“Kemi konkuruar vajza, unë dhe djali. Vajza ka bërë një kërkesë dhe ka thënë se baba dhe djali janë vetëm shoqërues, na e kanë refuzuar vizën e parë…sikur e refuzojnë këto Ambasadat perëndimore dhe të Evropës, pa kurrfarë arsye, pjesa më e madhe a Ambasadave vrapojnë me para të kosovarëve…sikur nuk na keni bindur që ktheheni. Kemi aplikuar tek Ambasada te qafa, edhe pasaportat na i kanë refuzuar….”, ka deklaruar ai.

“Kemi aplikuar prapë të tretë, i kemi mbushur kushtet. Vajzës ia pranuan vetëm vizën hyrëse prej 7 ditësh, mua dhe djalit jo…498 euro kemi paguar dhe nuk e dimë cila është arsyeja pse kemi paguar”.

Tutje, ai ka thënë se kompani të tilla janë më shumë plaçkash sesa që u shërbejnë qytetarëve.

Së fundmi, është raportimi mbi “VisaMetric”, ai i cili bëri të ditur se për muaj të tërë, VisaMetric ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.

Tashmë, Prokuroria Themelore në Prishtinës ka nisur hetimet.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika