Çështja e Kosovës përplas ambasadorin shqiptar me atë rus në OKB

Çështja e Kosovës ka çuar në përplasje ambasadorin e Shqipërisë, Ferit Hoxha, me ambasadorin e Rusisë, Vasily Nebenzya, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York

Ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha, dhe ambasadori i Rusisë, Vasily Nebenzya





Ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha, është përplasur me ambasadorin e Rusisë, Vasily Nebenzya, për çështjen e Kosovës e cila u ngrit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

Nebenzya ka tërhequr një paralele mes luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë dhe luftës së fundit në Kosovë.

Lidhur me këtë, ai ka akuzuar Perëndimin për standarde të dyfishta, teksa ka hedhur akuza për mungesë të referendumit në Kosovë.

“Duke u refuzuar banorëve të Donbasit në territoret e çliruara të Ukrainës të drejtën për vetëvendosje, delegacionet perëndimore po demonstrojnë standardet e tyre të dyfishta skandaloze. Kritikët më të zëshëm të referendumit në Donbas, Zaporozhye ishin dikur në ballë të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës. Pastaj deklaruan se territori kishte të drejtë të largohej nga shteti serb nëse ekzistonte një kërcënim real që të drejtat e shqiptarëve të Kosovës do të cenoheshin rëndë nga e ashtuquajtura vazhdimësi korrigjuese, dhe se kjo nuk ishte vetëm deklaratë, por qëndrimi zyrtar ligjor i paraqitur nga shtetet perëndimore në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së në vitin 2008”, ka thënë ai, shkruan KP.

Sipas tij, në atë kohë shqiptarët e Kosovës, megjithatë, “nuk kërcënoheshin fare nga asgjë, sepse Jugosllavia nuk ishte më në hartë”.

“NATO bombardoi Serbinë, kishte trupa të huaja si paqeruajtëse në të. Në Kosovë absolutisht nuk ka pasur referendum, nuk ka vota të lira të popujve atje. Ka qenë vetëm një shpallje e pavarësisë, e miratuar nga autoritetet e përkohshme vetëqeverisëse që tejkaluan kompetencat e tyre. Në atë kohë kjo ishte e mjaftueshme që Perëndimi të njihte pavarësinë e Kosovës dhe konfirmoi se e drejta ndërkombëtare nuk e pengonte atë të shpallte pavarësinë e saj” shtoi ai.

Këtyre deklaratave u është kundërpërgjigjur ambasadori shqiptar, derisa i ka quajtur të pasakta dhe të gabuara.

Sipas tij, asgjë nuk mund të jetë më artificiale dhe e detyruar sesa krahasimi i përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit, për të mbrojtur civilët dhe për të vendosur një proces paqeje, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme siç ishte rasti i Kosovës, me agresionin e pastër dhe të paprovokuar dhe referendumin që po mbahet tani në Ukrainë.

“Delegacioni rus bëri përsëri një paralele me Republikën e Kosovës, një vend i pavarur që është njohur nga gjysma e Kombeve të Bashkuara duke përfshirë gjysmën e këtij këshilli, pra kjo është e gabuar, e pasaktë dhe për të ardhur keq”, ka thënë Hoxha.

“Askush nuk është, nuk mund të mashtrohet nga kjo, askush nuk tenton të krahasojë të pakrahasueshmen, asnjë rrugë e shkurtër nga konteksti historik dhe politik nuk do ta ndihmojë Rusinë të largojë vëmendjen nga lufta e saj në Ukrainë, ose të ngritë urën e saj te e drejta ndërkombëtare, e cila e ka bërë atë një paralele ndërkombëtare. Kosova dhe Serbia janë të detyruara të dialogojnë për të zgjidhur problemet e tyre, ata takohen, nuk luftojnë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që Rusia të izolohet ndërkombëtarisht për referendumet false të organizuara në territorin e vendit të tij.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika