Çështja e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku nisin takimin në Kuvend

Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Kuvendin e Kosovës, ku do të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit.

Të dy liderët e partive kanë arritur në Kuvend dhe pritet që pas përfundimit të takimit të japin deklarata për media lidhur me zhvillimet dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.

Ky është takimi i radhës ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike për çështjen e presidentit, në një kohë kur po afrohet afati kushtetues për përfundimin e procesit.

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të hënën, Kurti ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion dhe se zgjedhja e presidentit është detyrim kushtetues që kërkon kompromis politik dhe vullnet për zgjidhje nga të gjitha palët.

Kurti: Shkuarja në zgjedhje s’është opsion, jemi të hapur për zgjidhje

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika