Çështja e shqiptarëve në Luginë, Von Cramon: Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve shtetësinë pa asnjë arsye

"Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vetë shtetësinë pa asnjë arsye"

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, duke komentuar diskriminimin që iu bëhet shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga shteti serb, ka thënë se nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian asnjë vend që ua heq qytetarëve të vet shtetësinë pa asnjë arsye.

Duke shpërndarë një artikull të “Taggesspiegel”, ku tregohet spastrimi etnik që bëhet në Luginë, Von Cramon ka kërkuar nga BE-ja që çështja e Luginës të vendoset më përpara në agjendën në bisedimet për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Shpesh akuzohemi se nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme në BE kësaj forme të diskriminimit. Kjo është e saktë. Unë vetë e kam ngritur këtë problem shpesh në komisione, e kam përfshirë në raporte të ndryshme dhe e kam vizituar vetë rajonin. Fatkeqësisht, problemi është se pakica shqiptare në Serbi – ndryshe nga popullata serbe në Kosovë – nuk është pjesë e dialogut të organizuar nga BE-ja dhe për këtë arsye merr peshë dukshëm më të vogël në Bruksel, por edhe në kryeqytetet tjera të BE-së. Për këtë BE-ja duhet ta vendosë këtë temë shumë më përpara në agjendë në bisedimet për anëtarësim të Serbisë dhe t’i japë prioritet shumë më të madh mbrojtjes së pakicave në Serbi. Nuk mund të hyjë në BE asnjë vend që ua heq qytetarëve të vet shtetësinë pa asnjë arsye”, ka shkruar Von Cramon.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika