Çështja e “VisaMetric”, flet një tjetër e dëmtuar: Kam paguar 30 euro postë për katër persona, pavarësisht se ishim familjar

Një tjetër e dëmtuar nga kompania “VisaMetric” ka treguar eksperiencën e saj me kompaninë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit. Viola Brahushi tregon se ka paguar 30 euro veçmas për katër familjar, pavarësisht se ishin të një adrese.

Ajo ka treguar se arsyetimi i kompanisë ishte se gjoja e dëmtuara kishte aplikuar opsionin “Prime” dhe termin të shpejtë, gjë të cilën ajo e mohon.

“Kam bërë pagesën përmes bankës në vlerë prej 240 eurosh për 4 persona termini. Kam shkuar më 13 mars në termin edhe kam paguar 120 euro për person me arsyen që paskam aplikuar ‘PRIME’ se kam aplikuar për të shtunën, nuk ka shkruar askund që është ‘PRIME’ dhe kur e kam përfunduar pagesën prej 30 eurosh për 4 persona, edhe pse jemi të një familjeje, kam paguar për secilën postë. Kur e kam marrë faturën dhe e kam parë që vetëm 30 arsyetohen të pagesës përmes bankës, faturës për koordinim, pjesa tjetër ka qenë postë dhe ‘prime’, 30 euro nuk e di ku janë shfrytëzuar…”, ka treguar ajo.

Për muaj të tërë, “VisaMetric” ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.

Prokroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet.

Shija e redaktorit

Panairi i 23-të i Librit: Triumfi i fjalëve të shkruara

Me moton 'Libri triumfon', më 6 qershor pritet të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve...

“Dance the Night” e Dua Lipës zgjidhet si kënga e...

Kënga “Dance the Night” e këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa ka kryesuar sondazhin e ri muzikor të kësaj jave. Fansat e muzikës votuan...

Policia heton incidentet në veri të Kosovës

Protestat janë duke vazhduar në tri komunat e veriut të vendit - Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Policia e Kosovës ka njoftuar se situata...

Të fundit nga rubrika