Çështja e “VisaMetric”, flet një tjetër i dëmtuar: Paguam nga Gjermania, përsëritëm pagesën prej 120 eurosh prapë në Kosovë

Është Naim Azizi, ai i cili është lidhur në lidhje telefonike në studion e “Debat Plus”, për të treguar përvojën e tij me pagesat e detyrueshme të kompanisë “VisaMetric”.

Azizi ka thënë se ndonëse pagesën e kishin kryer nga Gjermania, të afërmit e tij në Kosovë paguan prapë shumën prej 120 eurosh, pa asnjë arsyetim.

“Para vitit të ri, u kemi bërë ftesën prindëve të bashkëshortes dhe i kemi bërë të gjitha terminet online nga Gjermania dhe kemi bërë pagesën online..pasi i kemi përfunduar, pasi i kemi plotësuar formularët në gjuhën gjermane dhe i kemi bërë pagesat nga Gjermania, të njëjtat pagesa janë detyruar për t’i bërë prapë në Prishtinë, 120 euro. I kemi bërë pagesat këtu menjëherë kur aplikuam…kemi paguar në llogari të VisaMetric. Kur kanë shkuar të aplikojnë për vizë, janë detyruar të paguajnë edhe një herë 120 euro, pa kurrfarë arsyetimi. Të gjitha fletpagesat ua dërguam prindërve të të shoqes në Kosovë…VisaMetric i detyroi prapë”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka treguar se e shoqja e tij i kishte dërguar një e-mail kompanisë në fjalë. Megjithatë, nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

Për muaj të tërë, “VisaMetric” ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.

Tashmë, Prokuroria Themelore në Prishtinës ka nisur hetimet.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika