Çështjet e rezervave shtetërore, Rexhaj: Po të kishte hajni ose vepra të tjera penale, ministrja Hajdari do të ishte në burg

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj, është shprehur i bindur se në rast se ministrja Rozeta Hajdari do të kishte kryer ndonjë vepër penale, e njëjta tashmë do të ishte prapa grilave.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Rexhaj ka komentuar raportin e minstres Hajdari karshi skandalave të MINT për mungesat e rezervave shtetërore.

“Ka thirrur konferencë për media për të dhënë detaje, ajo konferencë nëse ju kujtohet…ajo thotë se ka vepruar në pajtim me ligjin dhe e dyta, sikur të kishte hajni ose elemnte të veprave penale, jam shumë i sigurt që Rozeta Hajdari do të ishte në burg”, ka deklaruar ai.

Çështja e rezervave shtetërore nxiti debate të njëpasnjëshme në studion e “Debat Plus” të martën.

Kritika të shumta dha analisti Astrit Gashi. Ky i fundit përjashton mundësinë e një sekreti shtetëror, ngase sipas tij, aty u përfshin edhe persona të thjeshtë që normalisht nuk do të duhej të ishin pjesë.

“Si është e mundur të jetë një sekret shtetëror dhe një qytetar i Kosovës, Ridvan, të angazhohet në kryerjen e një procesi shtetëror? Çfarë sekreti shtetëror? Kjo është gënjeshtër e pastër…si mundi të hynë në zyren e Minsitrisë këta persona dhe të na thonë secret shtetëror? Nëse kjo është secret shtetër, atëherë dy të parët që duhen të akuzohen janë ministrja, sepse e theu ligjin duke e përfshirë një qytetar të jashtëm”, ka deklaruar ai.

Gashi theksoi se që nga qeveria e përkohshme nuk ka pasur kësolloj veprime amatoreske.

Lidhur me këtë çështje, deputeti i LVV-së, Enver Haliti, pati edhe një “ftesë” për njërin nga të dyshuarit në këtë rast, biznesmenit Ridvan Muharremi. Ai komentoi një deklaratë të avokatit të të dyshuarit.

“Nuk e kam dëgjuar as Muharremin as ministren Hajdari ta pranojnë…ky është avokati i tij. Ata munden ta nxjerrin në çfarëdolloj mënyrash, edhe kriminelin ta nxjerrin të pafajshëm para Gjykatës, mirëpo ta dëgjojmë. Ai është i lirë, nuk është në paraburgim. Le të dalë ta dëgjojmë”, deklaroi ai.

Në gusht të këtij viti, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal të tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika