Ka dekada që gjendet këtu e banorëve prezenca e saj u ka shërbyer përherë.
Por, edhe kjo çezmë sikurse zona e Matiqanit, furnizohen nga Liqeni i Badocit dhe uji vazhdon të mos pihet shkaku i përmbajtjes së manganit.
Megjithkëtë, banorët kanë vazhduar të furnizohen nga ky burim uji edhe gjatë kësaj kohe.
E të njëjtin veprim e ka dëshmuar edhe Sherif Vrajolli.
“Përpara këtë ujë e kemi përdor për pije por laboratori e kishte konstatuar të papërdorshëm. Njerëzit nuk e dine e sidomos prej që doli kjo me mangan për ujin e Badovcit, njerëzit vijnë prej të gjitha vendeve e marrin. Ne nuk mund të rrimë non-stop këtu e të iu themi mos e pini. Do preferoja mos ta merrnin, s’është i pijshim. Me emra s’mund t’i them por ka njerëz që kanë pasur ankesa (problem) nga ky ujë”, ka theksuar Sherif Vrajolli, banor i Matiqanit.
Televizioni ka qenë disa herë prezent gjatë kohës kur në fuqi ka qenë ky paralajmërim e qytetarë edhe nga lokacione tjera mbushnin bidonë të tërë me ujë për pirje.
E sipas Vrajollit, shqetësues mbetet fakti që nuk është bërë thirrje publike enkas për këtë burim duke ditur frekuentimin e tij.
“Askush nuk ka ardhur të njoftojë, do preferoja ose ta testonin prapë se askush s’ka njoftuar një gjë të tillë. Do duhej të kishte kujdes sepse njerëzit po e pine. Kudo që ka burime do duhej të testoheshin në laboratorë e t’i njoftonin a bën apo jo. Çdo ditë vijnë e mbushin bidonë, a e pinë a jo nuk e di por po marrin”, ka deklaruar ai.
Por përgjegjësinë për këtë, e ka larguar nga vetja K.R.U “Prishtina”.
“KRU” Prishtina” i ka cekë me kohë dhe madje duke i përditësuar të dhënat dhe cilat lagje janë me Badoc. Edhe Matiqani është zonë që furnizohet nga sistemi i Badocit. Vlerat e manganit kanë filluar të bijnë por ende në sasinë e lejuar që të konsumohet si ujë për pije dhe përgatitje të ushqimit. Ne po ashtu nuk ndërtojmë çezma publike. Ne e kemi obligim që konsumatorin ta furnizojmë me ujë për pije. Nëse ata janë të interesuar se çfarë uji është dhe çfarë po pinë le të drejtohen te IKSHP, ndërsa ne Matiqanin e furnizojmë me ujë të Badovcit”.
Nga ujësjellësi nuk kanë treguar nëse e kanë testuar ujin e këtij burimi ndonjëherë.
E megjithatë, sa ka qenë prezent televizioni tek ky lokacion, ekipe të K.R.U Prishtinës kanë vizituar burimin duke marrë edhe mostra të ujit.
Uji i liqenit të Badovcit aktualisht është rekomanduar të mos pihet e kjo pasi niveli i manganit është ngritur, çka rrezikon shëndetin.