Çfarë diskutonte ish-prokurori Metush Biraj me Shkodran Pulaj për gjykimin për 130 kg marihuanë?

Pas pesë vjetësh të procesit hetimor dhe gjyqësor për rastin e tentativës së transportimit të 130 kilogramëve të marihuanës në Zvicër, tre ish të akuzuarit, Naim Osmanaj, Ukë Sadrijaj, dhe Arbër Salihu, janë shpallur të pafajshëm. Prokurori i rastit, Metush Biraj, tërhoqi veten nga ndjekja penale më 31 maj të këtij viti, duke pretenduar në mungesë të fakteve të mjaftueshme

Pesë vjet të procesit hetimor dhe gjyqësor për gjykimin e tre ish-akuzuarve: Naim Osmanaj, Ukë Sadrijajt dhe Arbër Salihut, për tentim transportimin e 130 kilogramë marihuanë në Zvicër, shkuan dëm.

Më 31 maj të këtij viti, prokurori i rastit, Metush Biraj, u tërhoq nga ndjekja penale me pretendimin se nuk kishte fakte të mjaftueshme.

Prokurori Biraj, ishte tërhequr nga aktakuza gjatë zhvillimit të seancës në fjalën përfundimtare dhe atë vetëm 3 ditë para se merrte vendim gjykatësja e rastit, Teuta Krusha, për dënimin apo lirimin e tyre.

Gjithashtu, tërheqja ishte bërë para se prokurori Metush Biraj të pensionohej për të dal më pas si avokat.

Por, a kishte prova të mjaftueshme dhe cilat ishin arsyet që quan drejtë heqjes dorë nga aktakuza?

“Betimi për Drejtësi” nga burime brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan ka siguruar një video dëshmi, ku zhvillohen biseda për të ndikuar në rastin e drogës, në mes ish-prokurorit Biraj dhe Shkodran Pulaj.

Fillimisht, video prej afër 7 minutash dëshmon se ish-prokurori Biraj diskuton për hapat ligjor që do t’i ndërmarrë si prokuror me palë të jashtme të papërfshira në proces gjyqësor.

Shkodran Pulaj: Ti edhe po i premtojsh do sene edhe s’po i mbajsh fjalën.
Prokurori rastit Metush Biraj: Ja ja (nuk kuptohet). Atë ditë ngo.

Shkodran Pulaj: Atë ditë ke thanë qitu.
Prokurori rastit Metush Biraj: U krye puna.

Shkodran Pulaj: Sa janë me u tërhek prej aktakuzës ( nuk kuptohet) kom fol edhe me këtë gjyqtaren që e ka Teutën. Ka me refuzu kërkesën.
Prokurori rastit Metush Biraj: Jaa skom thanë me refuzue.

Shkodran Pulaj: Qëtu.
Prokurori rastit Metush Biraj: Jaa.

Shkodran PulajKa me ta, ko me ma refuzu kërkesën e.
Prokurori rastit Metush Biraj: Po de, ma ka refuzu unë kom fol me ta.

Shkodran Pulaj: E thash sa pare jon ( nuk kuptohet)
Prokurori rastit Metush Biraj: Hiç, hiç, hiç”.

Tutje, biseda qartësohet.

Nga biseda kuptohet se Pulaj është ndërmjetësues në mes të prokurorit të rastit dhe të akuzuarve në rastin e drogës.

Pulaj i thotë prokurorit të atëhershëm të rastit, Biraj, se nga ai ka marrë premtim se do të tërhiqet nga aktakuza.

Në bisedë e sipër, Pulaj po ashtu i’a tregon dhe arsyet që janë diskutuar t’ia jap prokurori Biraj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

Prokurori rastit Metush Biraj: Ti po po ndërrosh gjërat, unë thash kom fol me Teutën edhe me Luanin që ka me ba propozimin edhe ata kanë me ma refuzue, ngo tash, ngo tash. Edhe qajo punë u ba. Edhe a e din që u takum te te oborri i gjykatës.

Shkodran Pulaj: Po.
Prokurori rastit Metush Biraj:  (Nuk kuptohet)

Shkodran Pulaj: (Nuk kuptohet), ti e ki shumë n’rregull tash kur të refuzohet qikjo (nuk kuptohet), ti i thush unë muj me u tërhek ma kollaj prej aktakuzës..

Prokurori rastit Metush Biraj: Ah, për me u tërhek a?

Shkodran Pulaj: Po.
Prokurori rastit Metush Biraj: Kadale de niher mos u ngut, se ma keq me u tërhek.

Shkodran PulajTash unë të thash qato sene janë, ti tërheqësh prej aktakuzës, kur të bohet punë kryeprokurori.
Prokurori rastit Metush Biraj: ( Nuk kuptohet)

Shkodran PulajJo bre se snihet. Kryeprokurori najsen kur (nuk kuptohet), i thush nuk kam bazë, qe thuj lëndën vazhdoje prej fillimit. A the okej.
Prokurori rastit Metush Biraj: Jo, jo skom thanë okej unë.

Shkodran PulajPo bre, (shan)”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika