Çfarë droge është ekstazia me të cilën u kap asambleisti i VV-së?

Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndër ta është raportuar edhe për asamblistin e VV-së, Besnik Mujeci. Në lidhje me këtë çështje ka diskutuar gazetari Edison Vatnikaj dhe Muharrem Ademi për detajet rreth arrestimit dhe çka është ekstazia si drogë?

Pesë persona janë arrestuar në Shqipëri për transportim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndër ta është raportuar edhe për asamblistin e VV-së, Besnik Mujeci.

Në lidhje me këtë çështje ka diskutuar gazetari Edison Vatnikaj dhe Muharrem Ademi për detajet rreth arrestimit dhe çka është ekstazia si drogë tek emisioni “Rreth e Rrotull” në TV Dukagjini.

Sipas Policisë së Shqipërisë, “shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”.

Gazetari nga Shqipëria, Edison Vatkaj ka sçaruar se ky aksion i Policisë Shqiptare kishte filluar nga muaji janar, për të zbuluar detajet se nga po vie kjo sasi e substancës sintetike ekstazia.

“ Policia ka nisur hetimet për një grup që ishin shqiptar, që vepronin në kryeqytet për shitjen e këtyre lëndëve sintetike, ekstazi. Për të cilën ende nuk e kanë mësuar se ku e merrnin gjerë këtë sasi droge për të cilën shitej. Qëllimi i Policisë ishte “Kush ishte furnizuesi i kësaj lënde ? Nga muaji Janar e deri më tani përgjimet ambientale, përgjimet telefonike ku policia ka pasur akses në telefonat e personave të dyshuarëve, duke kontrulluar bisedat dhe ka arritur në përfundimin se sasia e lëndës eksazia mirrej nga Kosova. Në fakt pasi që është arritur që kjo sasi e lëndës ekstazi merrej nga Kosova, një polic i inflirtruar duke u lidhur me një vajzë shqiptare, të arrestuaren tashmë Ambra Myftari, e cila kishte njohje me dy shtetasit kosovar” ka thënë Vatkaj.

Sipas Vatkaj, ” çmimi i shitjes së ekstazisë në Tiranë sillej prej 45$”.

gazetari Edison Vatnikaj

Ndërsa shitja e drogës “ekstazi” si në Prishtinë ashtu edhe Tiranë, sipas Muharrem Ademi, nga Labyrinth ka theksuar se çmimi luan në rast të pakicës 10-15$ ndërsa në shumicë prej 1-3$.

Sa i përket shpërndarjes së ekstazisë, Muharremi ka thënë se zakonisht ekstazia shpërndahet nëpër klube të natës, festivale të verës për të rritur ndjenjat e lumturisë.

Tutje, ai ka bërë me dije se ” secili lokal apo klubi i natës e ka sigurimin e vet, e ka një person tek dera dhe që i kontrollon secilin person kur të hyn brenda. Ekstazi dhe drogat në përgjithësi janë në sasi të vogel ku secili indivit mundet me mshefë pa problem sepse kontrollat nuk janë edhe shumë detajiste”.

Madje Muharrem Ademi ka bërë thirrje që njerëzit që i frekuentojnë, sidomos të rinjtë për vetëdijësimin dhe informimin e saktë të substancave që i konsumojnë që të mos i kombinojnë, ku sipas tij mundet të kenë pasoja edhe më të mëdha.

“Një lloj vetëdijsimi dhe informimi i saktë i të rinjeve që frekuentojnë klubet e natës mbi rreziqet dhe pasojat e drogave, sidomos kombinimin e drogave. Kur kombinohen drogat e ndryshme. Ekstazia kombinohet me drogat e tjera, e shpesh kombinohet me kokainë apo në fund kur të perfundohet ajo nej, marin depresant për me i ulë efektin e saj dhe pasojat janë më të rrezikshme. Shpesh shohim edhe raste më të renda , e deri tek arresti kardiak”, ka shtuar Ademi tek thirrja që iu drejtua për të rinjt.

Personat e arrestuar janë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdija, të cilët u kapën me 11 mijë e 300 kokrra ekstazi me peshë 5 kg e 93 gr dhe me vlerë tregu 400 mijë euro.

Një nga të arrestuarit është Besnik Mujeci, asamblist i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia e tij ka konfirmuar se ka iniciuar procedurë diciplinore ndaj tij.

Operacioni antidrogë u finalizua të hënën në mbrëmje në Tiranë.

5 personat, mes tyre dhe një vajzë 28-vjecare, u kapën në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”.

Ata shfrytëzonin fluksin e sezonit për të transportuar lëndën narkotike përmes një linje autobusësh Prishtinë-Tiranë. Në momentin që ekstazia mbërrinte në Tiranë, ajo transportohej përmes makinave me qira, ndërsa fokusi ishte te shpërndarja në zonën e bregdetit.

Trafikantët kërkonin paradhënie dhe lënie të automjeteve garanci për ekstazinë.

Përveç sasisë së lëndës narkotike, edhe një automjet e pesë aparatë celularë u sekuestruan.

Dozat e drogës sintetike janë me ngjyrë kafe dhe kanë logon e markës së luksit, Louis Vuitton.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika