Çfarë është Adem Demaçi për Albin Kurtin?

Sipas Kurtit, Demaçi është atdhetari më unik dhe më autentik i  kombit shqiptarë. Ndërsa Kurti ka rrëfyer veprën dhe jetën e Demaçit

Albin Kurti dhe Adem Demaçi

Kryeministri Albin Kurti, ka risjellë  një nga citate e veprimtarit të çështjes kombëtarë Adem Demaçit kur kishte thënë “rrëfej jetën time që të shohësh se si shqiptarët më gatuan për të mirën e vet dhe se si pushtuesit serbë më kalitën e më farkuan për sherrin e për të zezën e vet”.

Ndërsa Kurti ka shfaqur të kaluarën e Demaçit, ku ka thënë se  ky i fundit kish qëndruar në burgjet e regjimit Jugosllavisë për idealet kombëtare për 28 vjet.

“Dy prej tyre, Pozharevcin e Nishin, dhjetëfish më pak në kohëzgjatje, do t’i përjetoja edhe unë, pasi isha arrestuar nga policia serbe, ndër tjera edhe si bashkëpunëtor i Adem Demaçit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje ai ka thënë se pas përjetimit të burgimit politikisht gjatë vitit 1999 kishte shijuar  atë që kishte vuajtur Demaçi për 28 vjet më radhë.

“Aty pashë vendet ku Baca Adem ishte kalitur politikisht, shpirtërisht e fizikisht, duke kujtuar rrëfimet e dëgjuara prej tij për vitet e shumta të kaluara në ato burgje”, ka theksuar Kurti.

“Emri i Adem Demaçit është sinonim i qëndresës dhe rezistencës në kundërshtimin e pushtetit shtypës jugosllav e serb mbi shqiptarët” sipas Kurtit.

Ai ka treguar se kishte pasur fati që të ishte pjesë e zyrës se Demaçit, “pas shpërthimit të luftës, më 13 gusht 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e emëroi Adem Demaçin përfaqësues politik të UÇK-së. Këtu pata fatin t’i bashkohem në zyrën e tij në Prishtinë, në lagjen Tophane, si sekretar i tij, për mbi gjashtë muaj”.

Ai ka përfunduar duke thënë se Demaçi për të është një orientimi idealeve që duhet të ndjektë nëpërmjet gjurmëve që  i ka lënë siç janë formimi patriotik te konsistenca politike dhe nga besimi stoik te qëndrimet humane.

Më 1997, Adem Demaçi kishte përkrahur protestat e organizuara nga ne studentët e Universitetit të Prishtinës.  Ndërsa Demaçi kishte vdekur më 26 korrik 2018 në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika