Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një “moment i ri Euro-Atlantik”.

Por sipas tij në Ballkanin Perëndimor e din që nuk ka anëtarësimi në BE pa i plotësuar kushte.

“Duke iu drejtuar Panelit në Forumin e Dubrovnik “Ballkani Perëndimor Momenti i Ri Euro-Atlantik”. Argumentoi se nevojitet angazhim në të dyja mënyrat – nga  Bashkim Evropian se integrimi i Ballkanin Perëndimor është një proces i besueshëm dhe nga rajoni, se nuk do të shtyjë për anëtarësim përpara se të jetë gati”, ka shkruar në Twitter Osmani.

Më tej ai ka thënë se BE-ja duhet t’i mundësojë me shumë fondet Ballkanit Perëndimor që të bëhet me lehet integrimi deri të anëtarësimi në BE.

“Koncepti i integrimit të përshpejtuar – “Më shumë integrim përpara anëtarësimit” – paraqet një integrim me faza, me akses në fondet e BE-së dhe përfitime nga procesi i integrimit, edhe para anëtarësimit të plotë në BE. #DubrovnikForum2023 ”, ka përfunduar Osmani.

Addressing the @DubrovnikForum panel “Wеstern Balkans: New Euro-Atlantic Momentum”. Argued that both ways commitment is needed – from the #EU, that the integration of the #WB is a credible process, and from the region, that it will not push for membership before being ready (1/2) pic.twitter.com/ohza7YDM7e

— Bujar Osmani (@Bujar_O) July 8, 2023