Çfarë është menopauza, cilat janë simptomat dhe si duhet të trajtohet?

Menopauza është një periudhë jo e lehtë e jetës së grave, e që informimi dhe vetëdijësimi për këtë temë në vendin tonë është i pakët

Antigona Qenaj Sejdiu, psikologe dhe gazetarja Xheneta Asllani

Periudha e menopauzës ishte tema që u diskutua mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, ku e ftuar ishte psikologia Antigona Qenaj Sejdiu.

Menopauza është një periudhë jetësore e gruas që ndodhë pas ndaljes së ciklit menstrual, rreth moshave 45 deri në 55 vjeç. Diagnostikimi me menopauzë bëhet 12 muaj pas ndaljes së ciklit.

Psikologia e përshkruan këtë periudhë si një fazë ku ndodhin shumë ndryshime, pasi ndalet prodhimi i estrogjenit që është hormoni kryesor femëror. Kjo shkakton edhe mungesë të vitaminës D dhe kalciumit.

Qenaj Sejdiu sqaron se përpos ndryshimeve fizike, menopauza ndikon edhe në disponim. Si pasojë gratë që po kalojnë në këtë periudhë mund të përjetojnë harresa, vështirësi në koncentrim, mungesë përqëndrimi, ndryshime disponimi, nervozë e papërshkrueshme dhe e pashpjegueshme që shkon deri në një nivel shumë të madh, gjendje ankthi, pagjumësi, e nxehtësi që të jep siklet.

Sipas, psikologes, kjo nuk është një periudhë e shkurtër por që zgjat me vite, deri në 10 vjet, e që e bën më të vështirë.

Një fakt që ndikon në përkeqësimin e kësaj peridhe sipas psikologes është edhe mungesa e mbështetjes, që tek ne shpesh herë bëhet pa qëllim, por se mungon informimi për këtë fazë.

Qenaj Sejdiu nënvizon se këto simptoma nuk duhet të neglizhohen, pasi mund të qojnë deri tek sulmet e panikut. Në rast të mostrajtimit sipas saj, gjendja mund të përkeqësohet deri në depresion të thellë.

Sipas, psikologes, gjendja nuk duhet të trajtohet vetëm me medikamente, por edhe me trajtim psikoterapeutik që është shumë i rëndësishëm, pasi kjo gjendje nuk mund të tejkalohet vetëm me ilaqe.

Për fund psikologia shton se aktiviteti fizik e ai shoqëror për gratë në këtë periudhë është shumë i rëndësishëm.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika