Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni shumë mish?

Siç dihet, proteinat janë të pazëvendësueshme dhe shumë të rëndësishme për një organizëm të balancuar.

Proteinat gjenden me shumicë te mishi dhe sidomos tek ai i kuqi, i cili preferohet edhe më shumë se të tjerët.

Gjithsesi, pavarësisht këtyre vlerave, sipas ekspertëve, konsumimi i tepërt i këtij ushqimi mund të kthehet në një problem për organizmin.

Më poshtë i gjeni të gjitha këto arsye të renditura bashkë me të gjithë dëmet që i shkaktojnë organizmit.

Lodhje e tepërt

Proteinat janë të njohura për vlerat dhe energjinë që i dhurojnë trupit për gjatë gjithë ditës.

Janë një mënyrë e mirë për të stimuluar fokusimin dhe përqendrimin e trurit.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj, ndjesia e përgjumjes dhe e lodhjes kur konsumoni shumë mish të kuq përkthehet në një sasi shumë të madhe të proteinave në trup.

Këto proteina, sidomos kur keni edhe një sasi të madhe fibrash në organizëm, shkaktojnë dhimbje koke, irritim e për pasojë edhe lodhje.

Flokë dhe lëkurë e dëmtuar

Ekzagjerimi me mishin e kuq do të thotë mungesë vitamine C, e cila nuk gjendet me shumicë te mishi i kafshëve.

Kjo vitaminë është e rëndësishme veçanërisht për flokët dhe lëkurën, pasi ndihmon në formimin e kolagjenit në trup që është edhe proteina bazë për rritjen e flokëve dhe rininë e lëkurës.

Kështu që, nëse shikoni që flokët, lëkura apo thonjtë tuaj janë të dëmtuar, arsyeja mund të jetë mishi që konsumoni në përditshmëri.

Gjithnjë kur të konsumoni një racion mish, kujdesuni ta shoqëroni me një larmishmëri perimesh, si spinaqi, kungujt, patatet apo lakrat e egra.

Konstipacioni

Problemet me tretjen e mirë të ushqimeve janë shumë prezente sidomos me kalimin e viteve te çdo njeri.

Konstipacioni është një ndër shenjat e para që trupi jep kur ka mungesë të fibrave.

Duke qenë se mishi nuk përmban fare fibra, nëse zë pjesën më të madhe të dietës suaj me shumë mundësi do të keni probleme me tretjen.

Prandaj, sipas mjekëve, është e rëndësishme të keni vakte të larmishme mes proteinave të mishit, drithërave, bishtajorëve, perimeve dhe frutave.

Rrit kolesterolin e keq

Duke qenë i pasur me yndyra dhe dhjamë, konsumimi i tepërt i mishit rrit edhe kolesterolin e keq.

Kjo do të thotë një risk i shtuar për trupin, pasi mund të zhvillohen sëmundje kardiovaskulare.

Aroma e keqe e gojës

Konsumimi i tepërt i mishit të kuq sipas mjekëve mund të shkaktojë aromë të keqe të gojës.

Kjo ndodh, pasi kur trupi nuk ka më karbohidrate, fillon të përdorë dhjamin si burim kryesor për të funksionuar.

Nën këtë proces formohen disa përbërje organike, të cilat shkaktojë aromë të keqe dhe shije të hidhur të gojës.

Kështu që mundohuni që gjithnjë të mos konsumoni më shumë se 70 gr mish, dhe jo çdo ditë.

Shtim në peshë

Siç përmendëm edhe më sipër, mishi i kuq është i pasur me yndyra dhe dhjamë.

Këto yndyra shtojnë peshën trupore dhe janë shumë të vështira për t’u djegur nga metabolizmi.

Prandaj, është e rëndësishme të mos e teproni me këtë ushqim.

Mjekët rekomandojnë një sasi të caktuar të konsumimit të mishit të kuq në javë e cila nuk do të dëmtojë organizmin tuaj.

Përafërsisht rekomandohet 70 gramë mish i kuq i gatuar në ditë dhe rreth 400-500 gr në javë.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika