Çfarë janë pancakes dhe si përgatiten ato?

Pancakes janë një ushqim i lehtë për t’u përgatitur në mëngjes, janë thuajse të ngjashme me petullat dhe pallaqinkat. Ato njihen ndryshe edhe si petulla amerikane, megjithatë mënyra se si mund të përgatiten është shumë e lehtë dhe argëtuese

Fotoilustruese

Pancake janë petulla amerikane të cilat në Amerikë konsumohen në mëngjes dhe në drekë. Njihen ndryshe edhe si petulla të shpejta, pasi janë të vogla për nga madhësia dhe më të lehta për tu përgatitur.

Përbërësit që ju nevojiten për përgatitjen e pancakes janë; 2 gota miell, 2/3 vezë, 1 apo 1 e gjysmë filxhan qumësht, ½ lugë çaji sodë buke, 2 lugë gjalpë, 5 lugë sheqet, ½ lugë çaji ekstrakt vanilje dhe një majë luge kripë.

Receta se si duhet përgatitur Pancakes

  1. Thyeni vezët në një tas dhe rrihini ato derisa të bëhen kremoze.
Ilustrim

2. Shkrijeni gjalpin në një tas në mikrovalë, duhet të siguroheni që të shkrihet plotësisht. Nevojiten rreth një minutë për tu shkrirë.

Ilustrim

3.Shtoni gjalpin dhe qumështin në përzierje, duhet të siguroheni që të mos ketë grumbuj të vogël mielli. Nëse dëshironi të përdorni ekstrakt vanilje, atëherë duhet ta shtoni në këtë fazë së bashku me gjalpin dhe qumështin.

Ilustrim

4. Ngroheni tiganin në një flakë mesatare të ulët, dhe pastaj vendoseni pak gjalpë në të, në mënyrë që petullat të mos ngjiten.

Ilustrim

5. Spërkateni tiganin me pak ujë, kjo ju shërben për të testuar nëse mund të pjekni pancakes menjëherë.

Ilustrim

6. Hidhni tri lugë gjelle të brumit në një filxhan , dhe vendosni pastaj në tigan sepse do tu pjekët petulla. Hidhni brumë në tigan aq sa doni të keni madhësinë e petullës.

Ilustrim

7.Lëjeni dy minuta në tigan, dhe pastaj shikojeni a ka marrë ngjyrë të artë. Kujdesuni që ti keni shikuar skajet dhe petullën në të dyja anët.

Ilustrim

8. Më pas mund të ju shtoni pancakes edhe gjalpë kikiriku, çokollatë, karamele, fruta, apo në bazë të preferencave tuaja. Dhe Pancake janë gati, mund t’i konsumoni.

Ilustrim

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika