Çfarë ndodh pas shkarkimit të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy?

Menjëherë pas votimit, ligjvënësi republikan Patrick McHenry, një aleat i ngushtë i McCarthy-t, u emërua si kryetar i përkohshëm i Dhomës. Detyra e parë në rendin e ditës për McHenry do të jetë mbajtja e zgjedhjeve për një kryetar të ri. Deri tani, është e paqartë se cilin do të propozojnë republikanët e Dhomës për postin e kryetarit

Me shkarkimin e kryetarit, Kevin McCarthy, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara po hyn në një territor të panjohur.

Mocioni për shkarkimin që u ndërmor nga ligjvënësi republikan i së djathtës së skajshme, Matt Gaetz, u miratua të martën me votën e tetë republikanëve dhe të gjithë demokratëve të pranishëm.

Votimi e bëri McCarthy, kryetarin e parë të Dhomës së Përfaqësuesve në historinë e Shteteve të Bashkuara që shkarkohet, një humbje e hidhur që vjen pas më pak se nëntë muajsh në detyrë.

McCarthy deklaroi se nuk do të kandidojë më për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe për momentin nuk është e qartë se kush mund ta pasojë atë. Çfarë mund të ndodhë më pas?

KUSH E KRYESON DHOMËN E PËRFAQËSUESVE AKTUALISHT?

Menjëherë pas votimit, ligjvënësi republikan Patrick McHenry, një aleat i ngushtë i McCarthy-t, u emërua si kryetar i përkohshëm i Dhomës.

Megjithëse McHenry mund të shërbejë në këtë rol për një kohë të pacaktuar, ai nuk ka kompetencat e plota të një kryetari të zgjedhur, por vetëm ato që konsiderohen si “të nevojshme dhe të përshtatshme”.

ÇFARË NDODH MË PAS?

Detyra e parë në rendin e ditës për McHenry do të jetë mbajtja e zgjedhjeve për një kryetar të ri. Deri tani, është e paqartë se cilin do të propozojnë republikanët e Dhomës për postin e kryetarit.

Disa ligjvënës donin të propozonin përsëri McCarthy-n për postin.

Por, McCarthy e bëri të qartë se nuk synonte të kandidonte përsëri për këtë rol.

Republikanët po diskutojnë emra të tjerë që mund të sjellin konsensus, si Steve Scalise ose Tom Emmer.

Republikanët do të propozojnë kandidatin e tyre për postin e kryetarit dhe më pas Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për të. Në janar, u deshën 15 raunde votimi për të zgjedhur McCarthy./VOA

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika