Çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

I pari i policisë posedon një banesë në vlerë prej 55 mijë euro, por ai ka edhe disa pasuri tjera të paluajtshme që janë të përbashkëta, ku ka deklaruar, pyll, ari, tokë, shtëpi, oborr

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

I pari i policisë posedon një banesë në vlerë prej 55 mijë euro, por ai ka edhe disa pasuri tjera të paluajtshme që janë të përbashkëta, ku ka deklaruar, pyll, ari, tokë, shtëpi, oborr.

Ai ka edhe një veturë e cila kushton rreth 5 mijë e 500 euro, ndërsa para të kursyera në institucione financiare, Hoxha ka deklaruar se ka mbi 6 mijë euro.

Në deklarimin e tij, ai ka treguar se ka edhe dy kredi, njëra prej kredive është në emër të tij dhe një kredi ka bashkëshortja e tij.

Të hyra vjetore, si shef i policisë, Hoxha ka deklaruar se merr mbi 29 mijë euro, shkruan Telegrafi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika