Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i është drejtuar me një e-mail Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se ata gjatë bastisjes ia kanë marrë iPad-at e dy fëmijëve të tij.

Konfiskimi i dy iPad-av të fëmijëve të Behramit, sipas këtij të fundit, ka pasur pasoja për fëmijët e tij, pasi mungesa e tyre i ka privuar nga praktikat ditore në shkollë.

Behrami e ka pyetur Gjykatën Speciale se kur ka për t’ia kthyer këta iPad Teos dhe Reit.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Behramit.

Një e-mail drejtuar Gjykatës Speciale!

Të dashur

Dje, gjatë një aksioni të paprecedent për bastisje në banesën time, janë konfiskuar dy iPad-at fëmijëve të mi, Teos (9) dhe Reit (7).

Sot në mëngjes, Teo dhe Rei i kërkuan iPad-at e tyre sepse iu duheshin për praktikat ditore në shkollë.

Përmes këtij E-maili ju pyes: kur do t’ua kthen iPad-at fëmijëve të mi.

Faleminderit!

Artan