Çfarë po ndodh në Komunën e Podujevës? – Objektet e rrënuara ndërtohen sërish

Komuna e Podujevës

Komuna e Podujevës rreth një vit e gjysmë më parë ka marrë vendim për rrënimin e dy objekteve. Objekti që po ndërtohej në fshatin Sekiraq “Te Muslia” dhe objekti i ri i “Viva Fresh Store” në Lluzhan.

Këto objekte u rrënuan për shkak se nuk ishin të pajisura me leje ndërtimi.

Nuk shkoi shumë gjatë nga kjo ngjarje dhe të dy objektet u ndërtuan sërish por që tani, drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës ishte ndërruar.

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, njëherësh edhe ai që ka marrë vendimin për rrënimin e këtyre objekteve, Bedri Maqastena, ka thënë se vendimet që ka marrë si drejtor kanë qenë në përputhje me ligjin.

Më tutje, Maqastena bëri te ditur se atë kohë, njëri rast ishte pezulluar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Për njërin rast kemi pranuar një pezullim të vendimit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Me atë vendim ne nuk jemi pajtuar por sipas ligjit u desh ta zbatojmë dhe, më tutje, Komuna e Podujevës rastin e ka procedu në Gjykatë, si konflikt adminiatrativ, ndërsa rasti tjetër, objekti ka qëndruar ashtu i rrënuar derisa une isha drejtor’’, ka thënë ai.

Ai ka treguar për IndeksOnline se si vijon pajisja me leje, duke thënë se objektet janë trajtuar sipas ligjit.

‘Me leje pajisen objektet e pandërtuara, kurse objektet e ndërtuara legalizohen (normal nëse ato i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj). Ne, për ato dy objekte por edhe për të tjera, i kemi marrë të gjitha masat dhe i kemi trajtu sipas ligjit për trajtimin e objekteve pa leje’’.

IndeksOnline ka provuar të kontaktojë me drejtoreshën e tanishme të këtij dikasteri, Florentina Osmani, por nuk ka marr përgjigje.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia, nuk është përgjigjur në pyetjet lidhur me këtë temë.

Kujtojmë që ‘Viva Fresh Store’ ishte funksional dhe kishte të punësuar, në kohën kur ishte marrë vendimi për rrënimin e objektit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika