Çfarë rezultatesh kishte sjellë Ekipi i Unitetit nga bisedimet në Vjenë?
Ambasadori Amerikan, Jeff Hovenier, i kishte ftuar në darkë anëtarët e Ekipit të Unitetit të procesit të Vjenës, në formë simbolike për ta nderuar këtë proces i cili i’a kishte sjellë Kosovës pavarësinë si produkt final, sipas Ylber Hysës, ish-anëtarit të “Ekipit të Unitetit” të Procesit të Vjenës. Ish-ambasadori i Kosovës, ka folur në lidhje […]
Ambasadori Amerikan, Jeff Hovenier, i kishte ftuar në darkë anëtarët e Ekipit të Unitetit të procesit të Vjenës, në formë simbolike për ta nderuar këtë proces i cili i’a kishte sjellë Kosovës pavarësinë si produkt final, sipas Ylber Hysës, ish-anëtarit të “Ekipit të Unitetit” të Procesit të Vjenës.
Ish-ambasadori i Kosovës, ka folur në lidhje me darkën e shtruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ku sipas tij, ajo darkë ishte shtruar për t’a nderuar procesin i cili kishte sjellë pavarësinë e Kosovës.
Hysa ka thënë se darka ishte një rimbledhje për t’i përkujtuar çastet nga negociata e Vjenës e të cilat ishin historike për Kosovën.
Kur është pyetur për rrethanat e negociatave në Vjenë, ish anëtari i Ekipit të Unitetit, ka thënë se ende ka “detaje që nuk janë reflektuar për procesin e Vjenës dhe se ka qenë jashtëzakonisht kompleks dhe interesant”, ka thënë Hysa në FIVE.
Sipas tij, Ekipi i Unitetit, ishte shumë i lidhur pavarësisht dallimeve.
Ekipi sipas tij kishte reflektuar unitet dhe një punë ekipore që në situata të tilla një bashkëpunimi i atij lloji është shumë i rëndësishëm.
“Mund të kemi pasur nganjëherë dallime në qasje, por në Vjenë kemi qenë një ekip mjaft i mirë sa i përket mbrojtjes së interesit të Kosovës. Ka pasur përgatitje të gjata dhe punë të koordinuar ekipore në përgatitjen e dokumenteve dhe çasjeve, sidomos grupi që ka negociuar drejtpërdrejt në Vjenë, e që në fund pati impaktin e Pakos së Ahtisarit”, ka thënë ai.
Tutje Hysa ka folur edhe për palën serbe e cila kishtë marrë pjesë në negociatat e Vjenës, ku sipas tij, Beogradi në fillim kishte dashur që të imponojë një ritëm të temave, pastaj kishte dashur të bëjë zvarritje të procesit dhe në fund ishte larguar kur iu kishin shterur të gjitha mundësitë.
“Darka tek rezidenca e ambasadorit amerikan, e dëshmon rolin personal që ka pasur Hovenier, në atë që ne e quajmë pjesë të procesit të shtetetformimit të Kosovës”, ka shtuar Hysa.















